Departamenti i Shkencave Politike

Pse të studioni për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare?

Shoqëritë e sotme përballen me ndryshime të mëdha makro-strukturore. Një zhvillim me rëndësi qendrore shfaqja është format e reja të qeverisjes brenda shtetit dhe shoqërisë.


Ekziston një kërkesë e shtuar për zgjidhje inovative të problemeve në të gjitha sektorët. Duke u përballur me këto sfida, liderët e ardhshëm nga të gjitha vendet dhe shoqëritë, që merren me çështje publike në administratën shtetërore, në biznes dhe në shoqërinë civile, duhet të jenë më të edukuar dhe të trajnuar më mirë.


Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin EPOKA i përkushtohet këtij misioni. Vendndodhja e Universitetit në Tiranë, Shqipëri, bën që studentët dhe kërkuesit shkencorë të jenë vetëm pak hapa larg një gamë të jashtëzakonshme mundësish, shumë prej të cilave përshtaten me interesat e studentëve dhe profesionistëve.


Kërkimi dhe studimi ndodhin në një mjedis multikulturor, duke rritur mirëkuptimin ndërkulturor midis popujve dhe duke përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë.


Departamenti synon të trajnojë liderë të aftë dhe të kualifikuar.

Mobility opportunities and Partnerships
Lajme
epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania