Shqiperia dhe Marredheniet me BE

May 3rd, 2013

 

FORUMI PIR- RAPORT

DATA: 05 MARS 2013

TEMA: SHQIPERIA DHE MARREDHENIET ME BASHKIMIN EUROPIAN

1.      PJESEMARRESIT:

a.      STAFI: Assist. Prof. Dr. Salih Ozcan, Assist. Prof. Dr. Bekir Çinar,  M.A. Niuton Mulleti, M.A. Ismail Soygenis

b.      Studente Masteri dhe studente te vitit te katert : GJITHSEJ 20

2.      TEMA KRYESORE E DISKUTIMIT: 

Zgjodhem nje teme e cila eshte aktualisht ne axhenden e Shqiperise: SHQIPERIA drejt statusit kandidat ne BE.

Diskutimi u mbeshtetet kryesisht ne strategjine e zgjerimit te ardhshem te BE, 22 Nentor 2012:

 “Cdo shtet aderues duhet te zgjidhe problemet kryesore dypaleshe and konfliktet me fqinjet, vecanerisht ato qe lidhen me ceshtje territoriale, perpara se te antaresohet ne Bashkim; rekomandon qe keto ceshtje te zgjidhen sa me shpejt te jete e mundur gjate procesit te asocimit, me nje fryme konstruktive dhe fqinjesie dhe preferohet qe kjo te ndodhe perpara hapjes se negociatave per antaresim, ne menyre qe mos kene ndikim negativ te keto te fundit; ne kete drejtim, e konsideron si themelore te merren parasysh interesat e pergjithshme te BE, vlerat e tij, dhe detyrimet te perputhen me perfitimet dhe te respektohen parimet mbi te cilat eshte themeluar BE”

3.      PERMBLEDHJA E TEMATIKAVE TE FORUMIT:

Etapat e diskutimit u nisen nga Z. Niuton Mulleti dhe Z. Bekir Cinar. Informacionet mbi zhvillimet historike perfshijne:

a.    Z. B. ÇINAR

·         Balkani aktualisht reflekton nje perzjerje te problemeve ekonomike te stilit Grek, probleme politike te stilit Berluskonian dhe shpresa te nivelit Turk kur behet fjale per antaresim ne BE.

·         Me Italine dhe Greqine qe po perballen me probleme te medha ekonomike dhe politike, Balkani ka humbur avokatet e tij ne luften drejt antaresimit ne BE.

·         Shume nga elita kyce politike dhe adminstruese e BE-se kane deklaruar se Balkani eshte nje pjese perberese e Europes dhe bashkimi i Europes nuk do te jete i plote derisa te perfshije edhe kete pjese Jug-lindore.

·         Aplikimi i Shqiperise per antaresim ne Bashkimin Europian ne 28 Prill 2009 ishte nje hap i rendesishem per nje vend qe nuk ka me shume se 20 vjet qe ka dale nga nje regjim komunist si me i varfri, me i izoluari dhe me enigmatiku ne Europe..

·         Nje nder kater faktoret percaktues kryesore te tranzicionit te Shqiperise eshte fakti qe Shqiperia nuk ka probleme madhore nder-etnike te brendeshme edhe pse eshte nje zone e Europes si nje mozaik ku grupe te ndryshme etnike ekzisojne.

·         Nje faktor percaktues final i tranzicionit eshte fakti qe vendi tregon shume pak prirje per konflikte fetare.  

·         Krimi i organizuar ka nje rendesi shume te madhe nese e shohim nga perspektiva e sigurise. Per me teper, korrupsioni eshte nje kercenim ndaj bazave te sistemit demokratik dhe sundimit te ligjit.

·         Si perfundim, nuk ka ndryshime thelbesore midis sitemeve ne Shqiperi dhe BE ne kuader te parimeve baze dhe institucioneve per fushat e politikave qe ndikojne ne aplikimin e drejte te ligjeve dhe rregullave.

b.    Z. MULLETI:

Z. Mulleti permendi shume marreveshje dhe procese qe jane bere ne te shkuaren kur Shqiperia eshte perfshire. Nje pjese e rendesishme e leksionit te Z. Mulleti perfshin:

·         Kriteret e Kopenhagenit te BE qe Shqiperia duhet te permbushe perpara se te integrohet ne famitjen e BE. Ai permendi tre kriteret me te rendesishme te Kopenhagenit:

·         1- Kriteret Politike: stabiliteti i insitucioneve, garancimi i democracise, sundimi i ligjit, te drejtate njeriut, dhe respekti per mbrojtjen e minoriteteve; te cilat theksoi ai jane probleme aktuale ne Shqiperi.

·         2- Kriteret Ekonomike: kapaciteti per te perballuar konkurrencen dhe forcat e tregut ne BE.

·         3- Kriteret Institucionale: aftesia per te mare persiper detyrimet e antaresimit perfshi ktu zbatim te qellimeve politike, ekonomike dhe baskimit monetar.

c.    Z. İ. SOYGENİŞ:

Ai shpjegoi pikat e meposhtme si sfidat kryesore per te dyja palet:

·         Qeveria e Shqiperise duke planifikuar nje referendum qe te vendose fatin e antaresimit te vendit ne bllokun Europian tregon nje ndryshim te rregullave ne mes te lojes. BE eshte i shqetesuar dhe kritikon Shqiperine lidhur me ligjin per referendum. Kjo do te thote te vendosesh vizionin e BE ne rezik qe ne fillim te rruges.

·         Sfida e dyte eshte nga ana e BE-se, plotesimi i kushteve si detyre shtepie, te organizuara nga BE ne 12 pika: Me e rendesishme dhe qe kerkon me teper mund nga keto detyra eshte arritja e zbatimit te ligjit dhe parandalmit te korrupsionit.

·         Si perfundim, por jo sfida e fundit para Shqiperise eshte zgjidhja e mosmarreveshjeve me shtetet fqinje. Problemi i Camerise me Greqine do te ishte nje sfide e vertete ne rrugen drejt plotesimit te kushteve te BE.

·         Por BE nuk eshte nje organizate bazuar ne norma. Varur ne shetet udheheqesi te BE (Gjermani dhe France), ligjet mund te ndryshojne dhe te implementohen sipas rastit (fleksibel).

·         Nje shembull i mire eshte procesi i antaresimit te Greqise. Asaj i eshte dhene antaresimi ne BE pavaresisht problemeve historike dhe shume te rendesishme me palen Turke, edhe pse marreveshja e Ankara-se thekson se Qipro nuk mund te antaresohen ne asnje organizate nderkombetare pa pelqimin e shteteve garant si Turqia, Greqia dhe Mbreteria e Bashkuar.

·         Si perfundim, Z. SOYGENİŞ keshilloi qe shqipetaret nuk duhet te jene pensimiste, sepse qellimi perfundimtar i BE eshte krijimi i nje shteti te madh dhe te lire ne kontinentin e Europes. Pa SHQIPERINE dhe KOSOVEN paqja dhe stabiliteti- si ai ekonomik, i sigurise, social- nuk do te arrihen. SHQIPERIA dhe KOSOVA se bashku do te behen dera kryesore e BALKANIT. BALKANI eshte dera lindore e EUROPES. BE nuk do te rrezikonte me ‘ nje vale te re ballkanizimi’. Shpresoj qe historia nuk do te perseritet kete here bazuar ne mesimet e marra nga e shkuara.

d.    Z. S. ÖZCAN;

Ai permblodhi te gjithe diskutimin dhe falenderoi te gjithe pjesemarresit per kontributet e frytshme dhe diskutimet energjike. Ai terhoqi vemendje edhe lidhur me rendesine e pjesmarrjes ne diskutimet e ketj forumi (%70).

 

4.      PERFUNDIMI:

a.    Shumica e pjesemarresve kane shprehur rendesine e marredhenieve te mira miqesore me Greqine.

b.    Zgjidhje paqesore duhet te arrihen nepermjet bisedimive dypaleshe. Perpjekjet e BE-se jane gjithashtu te rendesishme per te arritur nje zgjidhje te drejte.

c.    Procesi i Integrimit ne BE eshte gjithashtu nje shtytje per te zhvilluar nje shtet mireqenjeje dhe demokratik.

5.      TEMA E FORUMIT TE ARDHESHM:

e.    Si rezultat i diskutimeve; nje kercenim dhe sfide para marrjes se statusit kandidat per SHQIPERINE eshte korrupsioni dhe sundimi i ligjit. Kjo teme do te diskutohet ne forumin e ardhshem.

6.      DATA DHE VENDI I TAKIMIT TE ARDHSHEM:

Data: 19 Mars 2013, ora 18:00

Vendi: Biblioteka Kombetare, ne Qender.

Tema; “Korrupsioni dhe Lufta ndaj tij”