Me 22 Janar 2016, pjesetaret e bordit te klubit “Conflict Resolution” zhvilluan nje bashkebisedim me Kryetarin e Bashkise se Tiranes Z.Erjon Veliaj

January 22nd, 2016

Me 22 Janar 2016, pjesetaret e bordit te klubit “Conflict Resolution” zhvilluan nje bashkebisedim me Kryetarin e Bashkise se Tiranes Z.Erjon Veliaj persa i perket situates politike te Shqiperise, advantazhet dhe disadvantazhet e te qenurit Kryetar Bashkie dhe kontributin qe qytetaret duhet te japin per ta bere Tiranen dhe Shqiperine nje vend me te mire.

Persa i perket situates politike te Shqiperise, Z. Veliaj theksoi faktin qe Shqiperia po zhvillohet dhe qeveria eshte duke bere cdo perpjekje per ta bere vendin te eci perpara. Objektivi i tij si Kryetar Bashkie eshte te ndryshoi jeten e njerezve te Tiranes duke e modernizuar ate por ky ndryshim nuk ndodh ne nje mandat gjithsesi pune duhet cdo dite.

Ne fund Z. Veliaj pati nje diskutim me studentet qe moren pjese ne diskutim. Ai theksoi se studentet duhet te mesojne shume sepse vendi yne ka nevoje per nxenes shembullor qe japin kontributin e tyre ne zhvillimin e vendit. Z. Veliaj gjithashtu theksoi per mundesine e praktikave te punes ne Bashkine e Tiranes per te gjithe studentet e vitit te trete te universitetit Epoka.

Te inspiruar nga ky takim mes Universitetit Epoka dhe Bashkise Tirane, ne shpresojme qe te kemi bashkepunime te metejshme!