Korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit

May 3rd, 2013

 

 

FORUMI PIR:

TEMA: Korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit.

DATA-VENDI: 19 Mars 2013, American Corner ne Tirane

PJESEMARRESIT:

Stafi akademik i departamentit te Marredhenive Nderkombetare dhe Shkencave Politike, studente Masteri, studente te vitit te fundit te departamentit, si dhe njerez te tjere te interesuar u takuan kete jave ne American Corner, tek Biblioteka Kombetare, ne Tirane. (Gjithesej: 22 pjesemarres)

INFORMACION:

Nje nga detyrat qe BE i ka dhene Shqiperise, si kusht per te marre statusin kandidat ka qene lufta ndaj korrupsionit. Tema e ketij forumi ishte nje problem i rendesishem diteve te sotme, vecanerisht ne Shqiperi, qe eshte korrupsioni.

Diskutimi filloi me nje hyrje dhe prezantim te shkurter te historikut te se kaluares nga Dr. Bekir CINAR. Me pas Dr. Salih OZCAN, mbajti fjalimin e tij bazuar ne disa statistika te cilat tregonin shkallen e korruprionit te disa shteteve. Shqiperia dhe Kosova renditeshin si vendet me te korrupruara ne Balkan. Ndarja e sektoreve, atij publik dhe privat, ishte nje ceshtje shume e rendesishme ne diskutim.

I ftuari i kesaj rradhe ishte Dr. Fabuan Zhilla, lector ne Institute Kanadez te Teknologjise. Ai foli rreth perdorimit te zyrave shteterore per perfitime personale. Ai theksoi se korrupsioni, pa dyshim eshte i gabuar ne cdo aspekt, megjithate ai nuk shihet gjithmone si negativ.

Korrupsioni ju ofron njerezve mundesine per te rritur nivelin e tyre te jeteses. Ne nje fare menyre njerezit korruprohen sepse duan te socializohen, jo per te perfituar por per t’u angazhuar ne shoqeri. Kjo e ndihmon qeverine qe te plotesoje ato mengesi ne rroga, dhe nepermjet kesaj qeveria mundohet ta mbaje shoqerine ne stabilitet dhe te shmange revolucionet sociale. Nje tjeter ceshtje interesante ishte se njerezit vendosin te zgjedhin midis ligjit apo miqesise, dhe ata preferojne miqesine kundrejt ligjit. Per njerezit miqesia ose shoqeria jane me te cmuara. Dr. Fabian Zhilla theksoi se ne Shqiperi sistemi gjyqesor eshte sektori me i korruptuar. Pa permiresuar  sistemin gjyqesor, i cili eshte zemra e sistemit, eshte e pamundur te permiresohet kultura e luftes kunder korrupsionit midis njerezve. Ne duhet te perqendrohemi ne sistemin gjyqesor per te luftuar korrupsionin ne te gjitha shoqerite,  jo vetem ne Shqiperi, perderisa shoqerite e kane bazuar suksesin e tyre ne ‘Drejtesi’. 

DISKUTIMET:

Pasi largimit te Dr. Fabian Zhilla, studentet shprehen mendimet e tyre rreth temes dhe dhane idete e tyre rreth menyrave si te luftojme korrupsionin. Disa u shprehen se mungesa e nje ekonomie dhe sistemi politik te forte con drejt korrupsionit. Disa te tjere argumentuan duke thene se problemi qendron ne kulturen dhe traditat e Shqipetareve.  Gjithsesi lufta kunder korrupsionit duhet te fillohet ne familje, shkolla, universitete dhe me pas ne aparatin shtetror.

PYETESOR:

Perpara fillimit te forumit, cdo pjesemarres i’u pergjigj disa pyetjeve bazuar ne pikpamjet e tyre mbi korrupsionin. Z. Soygeniş do te shpjegoje rezultatet e pyetesorit ne forumin e ardhshem.

PERFUNDIMI:

Pas nje diskutimi interesant dhe shkembimi te ideve mes studenteve dhe profesoreve, debati u mbyll nga Z. Ismail SOYGENIS. Ai argumentoi duke thene se problem i korrupsionit eshte me i thelle se sa duket. Ekzistojne duar indirekte, te pa dukshme pas korrupsionit. Per ta permbledhur duhet theksuar se situata nuk eshte aq siperfaqesore sa duket. Pas perfundimit te debatit studentet u larguan nga biblioteka me njohuri te reja rreth temes se diskutuar.

Reporter/e: Klajda Allajbeu - PIR IV

Kordinator: İ.SOYGENİŞ,

 

APPROVUAR NGA

Salih Ozcan,

Assist.Prof.Dr. 

Shefi i  Departmentit