Konkursi Nderkombetar i Shkencave Sociale

April 20th, 2013

Universiteti Epoka organizoi per te paren here diten e Shtune, 20 Prill, Konkursin e Pare Nderkombetar te Shkencave Sociale. Ideja e ketij konkursi erdhi nga studentet e departamentit te Shkencave Politike dhe Marredhenieve Nderkombetare, te cilet jane njekohesisht edhe anetare te Klubit te Zgjidhjeve te Konflikteve, i pari klubi i ketij lloji ne Shqiperi.

Konkursi u organizua ne formatin e nje provimi me 80 pyetje te cilat kishin per qellim te matnin njohurite e pergjithshme te studenteve ne fushat Historise Shqipetare, Gjeografise, Letersise, Politikes, Ekonomise, Kultures dhe Sporteve. 

Konkursi kishte per qellim te prezantonte nje ide inovative per Shoqerine Shipetare, duke vleresuar per te paren here nxenesit e shkollave mbi njohurite rreth vendit te tyre dhe duke theksuar vizionin se nje qytetar i mire eshte ai qeeshte i mire informuar; dhe vetem qytetaret e mire informuar mund te ndertojne nje bote ne paqe te vazhdueshme.

Ne fund te konkursit, komisioni i vleresimit shpalli rezultatet e provimit dhe u dhane tre cmime ne forme bursash studimi, ne Universtetin Epoka, ne nje nga departamentet e Fakultetit te Ekonomikut dhe Shkencave Administrative. Tre studentet me te mire moren Certifikatat e Cmimeve dhe pjesmarresit e tjere moren Certifikata Pjesemarrjeje. 

Fituesit e Konkursit dhe cmimet perkatese jane renditur me poshte: 

  1. Emanuel Vasku  - 75% burse, ore dore, fletore me siglen e Universitetit EPOKA  etj.
  2. Nela Brahimi       - 50% burse, ore dore, fletore me siglen e Universitetit EPOKA  etj.
  3. Erando Beça       - 25 % burse, ore dore, fletore me siglen e Universitetit EPOKA  etj.

Pergezojme fituesit dhe falenderojme te gjithe nxenesit pjesemarres dhe ju urojme te gjitheve suksese ne te ardhmen.